ANDIN RASHICA
Andin Rashica: Trajneri ka përgjegjësinë për humbje
13 January, 2017 @12:35
Ndihmës-trajneri i Sigal Prishtinës që po drejton ekipin në mungesë të kryetrajnerit, është shprehur që lojtarët nuk kanë dhënë më të mirën e tyre në përballje ndaj Kozuvit.
“Si gjithnjë, trajneri merr krejt përgjegjësinë për humbje. Ne nuk arritëm t’i mbyllim ata në mbrojtje dhe pranuam pikë të lehta. Ia nisëm mirë por lojtarët tonë nuk ishin të gatshëm. Thjesht, nuk e bënë më të mirën e tyre,” ka thënë Andin Rashica, ndihmës trajner i bardhekaltërve për faqen zyrtare të BIBL.
Sigal Prishtina ka regjistruar dy humbje në dy duelet e para të vitit 2017. Ekipi është shumë afër të humb luftën edhe në frontin e vetëm ndërkombëtar të mbetur këtë stinor, pasi që është i fundit në Grupin A dhe vetëm përmes një mrekullie mund të kualifikohet tutje, për të shpresuar në mbrojtje të titullit.