Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I BIBL

Anulohet sezoni, s’ka FinalFour në Pejë gjatë shtatorit

Anulohet sezoni, s’ka FinalFour në Pejë gjatë shtatorit


13 July, 2020 @15:00

Pas vendimeve të FIBAs të dala në gjysmë të qershorit, BIBL ka vendosur që të mos vazhdojë me stinorin 2019/20 në këtë ligë.

Vazhdimi i stinorit të BIBL ishte vendosur për fund të muajit shtator, ku në Karagaç të Pejës do të luheshte Final Fouri i garës për të përcaktuar kampionin e stinorit 2019/20.

Kështu, pas këtij vendimi të FIBAs, menaxhmenti i BIBL ka vendosur që të mos vazhdojë stinorin 2019/20 dhe nuk do të ketë kampion të shpallur për këtë stinor.

Ekipet që do të duhet të merrnin në Final Fourin e Karagaçit ishin Akademik Bultex, Peja, Ibar dhe Vllaznia.

BIBL ka bërë të ditur se tash është duke nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm, që pritet të nis në shtator ose tetor.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League