NGA KONFERENCA
Arben Krasniqi: Kemi gjasa
3 September, 2016 @10:48
Pas duelit të humbur ndaj Sllovenisë, selektori i Kosovës, Arben Krasniqi, në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Ukrainës ka thënë se kësaj radhe Kosova ka gjasa për të fituar ndeshjen, por:
“Nëse luajmë pa presion dhe nuk i bëjmë gabimet e ndeshjes së parë, mendoj që kemi gjasa për rezultat të mirë,” ka thënë Krasniqi.
Sa i përket rivalit ai ka shtuar.
“Ukraina është ekip shumë cilësor. Si për nga emrat e lojtarëv, shtabi teknik, të gjithë janë profesionistë të lartë,” ka shtuar përzgjedhësi prishtinas i Kosovës.
Kosova - Ukraina luhet sonte me fillim prej orës 20:00 në Mitrovicë.