MË NXEHTË
BIBL gati, 13 ekipe aplikojnë deri sot
3 September, 2016 @10:29
Liga Ballkanike (BIBL) këtë stinor pritet t’i ketë 13 ekipe në bazë të aplikimeve aty që janë bërë deri sot, ka njoftuar menaxhmenti i kësaj lige.
SK Tirana nga Shqipëria, BC Beroe dhe BC Levski 2014 nga Bullgaria, KB Sigal Prishtina, KB Peja, KB Bashkimi dhe KB Trepça nga Kosova, KK Karpos Sokoli, KK Kozuv, KK Feni Industries dhe KK Kumanovo 2009 nga IRJ-Maqedonia si dhe KK Teodo e KK Sutjeska nga Mali i Zi, janë skuadrat.
BIBL ka njoftuar se nëse nuk ka aplikues tjetër, atëherë do të krijohen dy grupe me nga 6-7 ekipe. Katër ekipet e para kalojnë në fazën e dytë nga grupet. Ndërsa dy të parët nga faza e dytë grupore do të dalin në gjysmëfinale, ku përcaktohen finalistët.