GIRONA
Arijanet Muric lëndohet
20 October, 2020 @16:15
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, që shkëlqeu në ndeshjen e fundit të reprezentacionit ndaj Greqisë, duke qenë shpëtimtar për të fituar një pikë në Athinë, është lënduar.
Sipas njoftimit zyrtar të ekipit të tij Girona, Muric ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje mes skuadrës dhe do të mbetet jashtë ekipit për 3 javët e ardhshme.