Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Arritje historike

Arbnor Rifati, duke festuar pikët e skuadrës së tij, që arriti Final Fourin e Ligës Unike/ Foto: KBPrizreni/fb

Arritje historike


7 April, 2022 @0:24

Trajneri i Prizrenit’16, Arbnor Rifati, ka qenë i shkurtër në deklaratën e tij pas sigurimit të Final Fourit të Ligës Unike, ndërsa ka qenë i emocinuar pas kualifikimit, që është historike për ekipin e tij.

”Është arritje e madhe për klubin tim, pasi që kemi arritur për herë të parë në histori të klubit në Final Four të Ligës Unike, i përgëzoj shumë lojtarët për këtë arritje. Ndërsa këtë sukses ia dedikoj Qazim Zenelajt, babait të lojtari të ekipit tonë Urim Zenelaj, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë,” ka qenë i shkurtër Rifati pas fitores.

Prizreni’16 në fakt u mposht nga Rahoveci sonte me një pikë dallim, por fitorja e tyre në ndeshjen e parë me 5 pikë dallim i kishte dhënë kapitalin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm për të siguruar katërshen më të mirë të garës.

Në Final Four, Prizreni’16 do të ndeshet me Pejën në gjysmëfinale, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të luhet në mes të Teutës dhe Yllit.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike