Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Arsenal blen portier!

Arsenal blen portier!


1 July, 2025 @16:30

Klub portierësh spanjoll është bërë Arsenali, pasi që pas sigurimit të David Rayës në stinorin e kaluar, ekipi londiez tashmë ka blerë nga Chelsea edhe portierin Kepa Arrizabalaga.

Gardiani 30-vjeçar i portës së të kaltërve londinezë, ka kaluar te topçinjtë, pas 140 paraqitjeve në Premier Ligë.

Kepa vjen te Arsenali, pas dy stinorëve të kaluar si huazim në Real Madrid dhe Bournemouth, ndërsa pritet të përforcojë bashkësinë e portierëve të ekipit të Mikel Artetës.

Arsenal ka bërë të ditur se ai merr fanellën me numër 13 në ekip, ndërkaq sipas mediave për shumën e 5-milionë funtave angleze.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League