PREZANTOHET TRAJNERI I RI I LIDERES SË KAMPIONATIT

Arsim Thaqi, djathtas, duke nënshkruar për Dritën/ Foto: DritaFC/ fb
Arsim Thaqi merr drejtimin e Dritës
4 January, 2023 @17:21
Liderja e pjesës vjeshtore të stinorit në Superligë, Drita FC, ka bërë të ditur sot se ka angazhuar trajnerin e njohur në Kosovë, Arsim Thaqi, si trajner të ri të ekipit të bardhekaltërve nga Gjilani.
Thaqi e Drita kanë nënshkruar marrëveshje 1.5 vjeçare, që do ta mbajë trajnerin në fjalë aty deri në fund të stinorit të ardhshëm, 2023/24. Trajneri 51-vjeçar që së fundi ka drejtuar Malishevën në Superligë dhe më parë ka punuar edhe me Prishtinën, Flamurtarin e 2 Korrikun, mesataren më të mirë të pikëve të fituara e ka pasur te Trepça’89 gjatë sezonit 2014/15, 2 pikë për ndeshje.
Thaqi te Malisheva ka pasur mesatare prej 1.32 pikësh për ndeshje, ndërsa aty qëndroi prej janarit të vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022.