Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - FERONIKELI

AS Pri5htina kalon edhe Feronikelin, e 5-ta rresht

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

AS Pri5htina kalon edhe Feronikelin, e 5-ta rresht


21 November, 2020 @18:48

Vazhdon seria e fitoreve të AS Prishtinës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Valentin Spaqi, e mposhti edhe Feronikelin me rezultat 89-84 dhe ngritet në pozitën e parë në Ligën e Parë.

Dardan Sejdiu me 21 pikë, 11 kërcime, 4 bllokada, 1 asistim e 1 top të rrëmbyer, ishte më i miri te AS Prishtina. U dalluan edhe Alban Latifaj me 17 pikë e 7 asistime, Don Polloshka me 15 pikë, 11 asistime e 5 kërcime dhe Rron Kurti me 13 pikë të tjera.

Te Nikli Engjull Sollova ishte 1 kërcim larg shifrave triple-double. Ai luajti me 28 pikë, 10 asistime e 9 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

AS Prishtina me 5 fitore e 0 humbje aktualisht gjendet në krye të tabelës, derisa Feronikeli me 1 fitore e 3 humbje gjendet në pozitën e tetë.

Skuadra prishtinase në xhiron e gjashtë do të takohet me New Basketin, kurse Nikli me Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë