Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE - AS PRISHTINA

AS Prishtina e hap xhiron me fitoren

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

AS Prishtina e hap xhiron me fitoren


6 November, 2020 @11:48

Skuadra e AS Prishtinës e mposhti Prishtinën e Re me rezultat 76-111 dhe e regjistroi fitoren e dytë të sezonit.

Djelmoshat e trajnerit Valentin Spaqi, vetëm çerekun e parë e përfunduan në disavantazh e më pas nga çereku i dytë e kontrolluan ndeshjen deri në fund.

Rron Kurti me 30 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te AS Prishtina, kurse u ndihmua edhe nga Dardan Sejdiu me 20 pikë e 13 kërcime.

Te Prishtina e Re më i dalluari ishte Art Islamaj me 21 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.

TABELA AKTUALE

AS Prishtina aktualisht gjendet në krye të tabelës me 2 fitore, kurse Prishtina e Re ende është pa fitore.

Në xhiron tjetër AS Prishtina takohet me Istogun, kurse Prishtina e Re me New Basketin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë