Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - DRITA

AS Prishtina eliminon Dritën, arrin finalen

FOTO / FBK

AS Prishtina eliminon Dritën, arrin finalen


12 February, 2020 @15:43

Skuadra e trajnerit Valentin Spaqi, AS Prishtina, duke e mposhtur Dritën me rezultat 96-71, u kualifikua në finale të Kupës së Kosovës në kuadër të Ligës së Parë.

AS Prishtina epërsinë që e krijoi në dy çerekët e parë, e mbajti edhe në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u kualifikua në finale.

Koshashënuesi më i mirë te skuaddra prishtinase ishte Kreshnik Muçolli me 19 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Don Polloshka me 18 pikë, 8 kërcime e 5 asistime, Dion Haxhosaj me 16 pikë e 13 kërcime dhe nga Rron Kurti me 13 pikë.

Te Drita Laurant Ibrahimi luajti me 20 pikë e 6 kërcime, Qëndrim Demi me 18 pikë, 8 kërcime e 5 asistime dhe Milaim Jetishi me 10 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

AS Prishtina në finale të Kupës së Kosovës në kuadër të Ligës së Parë, do të takohet me Vëllaznimin më 13 shkurt në ora 14:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë