Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - MH PRISHTINA

AS Prishtina fiton derbin lokal

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

AS Prishtina fiton derbin lokal


5 March, 2020 @10:52

Ndeshja hapëse e xhiros së 13 në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, përfundoi me fitoren e AS Prishtinës kundër Marigona Hill Prishtinës.

AS Prishtina në derbin lokal e mposhti kundërshtarin me rezultat 104-84.

Djelmoshat e trajnerit Valentin Spaqi, nuk e kontrolloi ndeshjen deri në fund, për ta regjistruar një fitore pa telashe.

Drin Makolli ishte më i miri te AS Prishtina me 22 pikë, 7 kërcime, 5 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa u dalluan edhe Ermir Gashi me 17 pikë e 7 kërcime, Alban Latifaj me 16 pikë, 8 asistime e 5 kërcime dhe Kreshnik Muçolli me 11 pikë të tjera.

Te AS Prishtina mungoi njëri ndër lojtarët më të mirë të skuadrës Dion Haxhosaj, por mungesa e tij nuk është vërejtur.

Në anën tjetër te MH Prishtina më i miri ishte Kujtim Ujkani me double-double prej 27 pikëve e 19 kërcimeve, kurse u veçua edhe Donat Musa me 14 pikë.

TABELA AKTUALE

AS Prishtina gjendet në pozitën e dytë me një ndeshje më pak me 8 fitore e 2 humbje, kurse MH Prishtina me 5 fitore e 7 humbje gjendet aktualisht në pozitën e tretë.

Në xhiron tjetër AS Prishtina takohet me Vëllaznimin, derisa MH Prishtina me Istogun.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë