KUPA E KOSOVËS
AS Prishtina me mungesa kualifikohet në finale
4 February, 2021 @14:57
Skuadra e AS Prishtinës, duke e mposhtur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 72-73, u kulifikua në finale të Kupës së Kosovës, në kuadër të Ligës së Parë.
Djelmoshat e trajnerit Valentin Spaqi, e nisën ndeshjen me një seri prej 7-0-ve, por këndellja e Marigona Hill Prishtinës nuk u vonua, dhe e mbyllën 10 miutëshin e parë në epërsi.
MH Prishtina edhe pjesën e parë e mbylli në epërsi prej 2 pikëve, kurse AS Prishtina e riktheu epërsinë në fund të çerekut të tretë.
Edhe çereku i fundit kaloi ngushtë, por AS Prishtina ishte skuadra që e arriti fitoren dhe u kualifikua në finale të Kupës.
AS Prishtina në këtë ndeshje luajti pa Don Polloshkën e Rron Kurtin, derisa në ndeshje shkëlyen Alban Latifaj me 23 pikë, 7 kërcime, 6 asistime e 4 topa të rrëmbyer dhe Dardan Sejdiu me double-double prej 21 pikëve e 12 kërcimeve.
Te Marigona Hill Prishtina u veçuan Eliot Peci me 19 pikë e 10 kërcime dhe Visar Ejupi me 18 pikë e 5 kërcime.
AS Prishtina edhe në vitin e kaluar ishte në finale të Kupës. Sivjet në finale do të takohet me Dritën.