Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - NEW BASKET

AS Prishtina pa u lodhur fiton me 50 epërsi

AS Prishtina pa u lodhur fiton me 50 epërsi


8 February, 2020 @21:48

Skuadra e AS Prishtinës, me lehtësi e mposhti New Basketin me rezultat 103-53.

Djelmoshat e trajnerit Valentin Spaqi, dominuan gjatë tërë ndeshjes dhe e regjistruan një fitore të lehtë por e rëndësishme.

Si zakonisht më i miri te AS Prishtina ishte Dion Haxhosaj. Ai luajti me 22 pikë e 9 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Gent Shala me 16 pikë dhe Don Polloshka me 12 pikë e 7 asistime.

Te New Basketi me pikë dyshifrore luajtën vetëm Enes Huduti dhe Hajriz Hazeri me nga 11 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e 7 e stinorit për AS Prishtinës krahas 2 humbjeve që i ka dhe gjendet në pozitën e dytë, kurse New Basketi me 2 fitore e 7 humbje është në pozitën e para fundit.

Në xhiron 11 AS Prishtina pushon, derisa New Basketi pret Istogun në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë