Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - AS PRISHTINA

AS Prishtina rrëmben fitoren nga duart e Vushtrrisë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

AS Prishtina rrëmben fitoren nga duart e Vushtrrisë


18 November, 2020 @13:57

Njëra ndër skuadrat pa humbje në Ligën e Parë, AS Prishtina, ka vazhduar të mbajë epitetin e të pamposhturës edhe ndaj Vushtrrisë, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 61-65.

Katër minuta para përfundimit të ndeshjes, Vushtrria e kishte epërsinë prej 6 pikëve, por skuadra e drejtuar nga trajneri Valentin Spaqi nuk u dorëzua dhe me shënimet e Don Polloshkës, Albtrit Berishës e Rron Kurtit, AS Prishtina e regjistroi fitoren e radhës.

Më i miri te skuadra prishtinase ishte Rron Kurti me 19 pikë, 10 kërcime e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Don Polloshka me 13 pikë, 9 asistime, 5 kërcime e 4 topa të rrëmbyer dhe Dardan Sejdiu me 12 pikë e 17 kërcime.

Te Vushtrria u veçua Engjëll Ramaj me 21 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

AS Prishtina me këtë fitore rimerr kryesimin nga Drita me 4 fitore e 0 humbje, derisa Vushtrria ka bilanc prej 2 fitoreve e 2 humbjeve.

Në xhiron e pestë AS Prishtina takohet me Feronikelin, kurse Vushtrria me New Basket.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë