MATCH REPORT: LIPJANI - AS PRISHTINA
AS Prishtina vazhdon serinë perfekte
29 November, 2020 @12:15
Shtatë ndeshje të zhvilluara dhe shtatë fitore për AS Prishtinën e drejtuar nga Valentin Spaqi në Ligë të Parë, për të ruajtur kreun dhe pamposhtshmërinë.
Viktimë e radhës për djelmoshat e ekipit në fjalë ka qenë ekipi i Lipjanit, që në stinorin e kaluar garoi në Superligë. Lipjani 77-97 AS Prishtina.
Rron Kurti me 25 pikë, 4 asistime e 3 kërcime ka qenë ndër më të dalluarit te skuadra e AS Prishtinës. Ai pat shut të jashtëzakonshëm për tri pikë në këtë ndeshje, duke dhënë 7 nga 10 tentime për tri pikë.
Njëzet pikë të tjera i shënoi Dardan Sejdiu, i cili regjistroi edhe 12 kërcime për të kompletuar ndeshjen me double-double.
Në anën tjetër te Lipjani 28 pikët, 12 kërcimet e 7 asistimet e Fazli Vitisë nuk mjaftuan për të bërë diçka më shumë për ekipin e drejtuar nga Pajtim Olluri.
Me fitoren e djeshme AS Prishtina ka bilans 7-0 ndërsa Lipjani po lufton për mbijetesë në Ligë të Parë pasi që ka bilans 0-7.
BERISHA & BOJKU

Foto: KB Peja
15 January, 2021 @18:27
Skuadra e Ligës së Parë, Feronikeli, në pjesën e dytë të kampionatit do të mund të llogaris në shërbimet e…
TRANSFER

TRANSFERIMET
15 January, 2021 @17:51
Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha transferimet…
ISTOG

15 January, 2021 @15:54
Përvoja e basketbollistit të njohur për shumë skuadra në Superligë dhe Ligë të Parë të Kosovës, Fisnik Juniku, tash e…
ISTOG

Terrick Phillips gjatë stinorit të kaluar, derisa luante për Vëllaznimin/ TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
14 January, 2021 @15:05
KB Istogu që po përgatitet vrullshëm për pjesën pranverore të stinorit në Ligë të Parë të basketbollit, para pak çastesh…