SPECIALE TE BOROZANI.COM
Asistuesit më të mirë te Vëllaznimi në 2016/17
Në artikull janë të paraqitur vetëm asistimet e regjistruara nga lojtarët në Superligë sipas pjesës së stinorit: pjesës vjeshtore, pranverore dhe play-off.
Speciale nga Borozani.com
25 August, 2017 @10:04
Skuadra gjakovare Vëllaznimi, pas tre stinorëve do të jetë pjesë e Ligës së Parë të basketbollit kosovar.
Kuqezinjët e përfunduan stinorin me dy fitore e 26 humbje në pozitën e fundit në Superligë.
Asistuesi më i mirë i skuadrës u bë Fisnik Juniku, i cili luajti vetëm në pjesën vjeshtore dhe i bëri 95 asistime në total.
I dyti me më së shumti asistime ishte Beq Kovaqi (76 në total) derisa i treti i riu Atik Koshi me 71 asistime.
*Në tabelën e mëposhtme janë të renditur të gjithë basketbollistët që kanë qenë të regjistruar së paku për një ndeshje në Superligë për Vëllaznimin.
*X - lojtari nuk është futur në lojë ose nuk ka qenë pjesë e ekipit.
*0 - lojtari është futur në ndeshje, por nuk ka shënuar asist.
*i - për të kuptuar numrin total të asistimeve të cilitdo basketbollist tjetër përveç atyre të përmendur në artikull, thjesht mblidhni tre rubrikat e pj. vjeshtore, pranverore dhe play-offit.
VËLLAZNIMI 2016/17 asistimet e shënuara:
Fisnik Juniku | 95 | X | |
Beq Kovaqi | 41 | 35 | |
Atik Koshi | 21 | 50 | |
Musab Mala | X | 50 | |
Driton Rraci | 10 | 25 | |
Gent Zeka | 23 | 11 | |
Arian Qallaku | 29 | X | |
Blendi Matoshi | 18 | X | |
Kreshnik Avdija | 2 | 9 | |
Leotrim Berisha | 5 | 7 | |
Dardan Brovina | 1 | 5 | |
Rinor Pllana | 1 | X | |
Ardit Zeka | 0 | 0 | |
Drin Domi | 0 | 1 | |
Otan Shehu | 0 | 0 | |
Bleonis Tanushi | X | 2 |