PAS SHORTIT, FLET GREENBERG
Greenberg: 3 rivale të forta dhe me përvojë
24 August, 2017 @14:04
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Brad Greenberg, pas shortit të tërhequr sot në Mynhen të Gjermanisë, ka cilësuar rivalët e Grupit C si kundërshtarë të fortë dhe me përvojë të madhe.
Bile, ai ka shtuar se do t’i përcjellë nga afër të trija këto vende në Eurobasket 2017, që nis në fund të gushtit dhe përfundon në mes të shtatorit.
“Bëhet fjalë për 3 kombëtare të forta që do të luajnë sivjet në Eurobasket ku ne do të kemi rastin ti analizojmë ndeshjet e tyre. Këto janë tri kombëtare me eksperiencë dhe kjo për ne është një sfidë e jashtëzakonshme. Unë jam i ngazëllyer që tifozët tanë do të na shikojnë sërish në Prishtinë më 23 nëntor kundër Lituanisë. Por unë jam i zhgënjyer që ne nuk do të lujmë gjatë muajit shkurt në Prishtinë. Vendosja e Kosovës në Grupin C dhe fakti se ne tani e dimë se cilët janë kundërshtarët tanë do të thotë se për ne zyrtarishttani fillon përgatitja për këta kundërshtarë. Fakti se jemi pjesë e këtij grupi prestigjioz dhe se jemi në mesin e 32 kombëtareve nga e gjithë Evropa është një tjetër mundësi për të zhvilluar basketbollin në Kosovë. Kjo është një tjetër ditë emocionuese për Kosovën,” ka thënë Greenberg për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.