ISHI I PEJËS DHE PRISHTINËS
Delic kalon te Karpos
23 August, 2017 @8:27
Ish-qendra e Sigal Prishtinës dhe Pejës në Superligën e Kosovës, kroati Nenad Delic, ka arritur marrëveshje sezonale me ekipin maqedonas, Karpos Sokoli, ka bërë të ditur eurobasket.com.
Lojtari 210 centimetra i gjatë do të luaj në elitën maqedonase por edhe në Ligën e Kampionëve të basketbollit këtë stinor, ndërsa si mesatare së fundi te Sigal Prishtina ka pasur 13.4 pikë për ndeshje, 5.5 kërcime dhe 2.2 asistime.