MUNGESAT
Yjet që do të mungojnë në Eurobasket 2017
22 August, 2017 @11:02
Kanë mbetur më pak se dhjetë ditë për Eurobasketin 2017, ndërsa një numër i konsiderueshëm i yjeve nuk do të luajnë për përfaqësueset e tyre.
Goditje të madhe nga lëndimet ka marrë Serbia, e cila do të jetë pa Milos Teodosic, Nikola Jokic, Nemanja Bjelica, Miroslav Raduljica e Marko Simonovic.
Edhe Greqia do të garojë pa yje si Giannis Antetokounmpo, Vassilis Spanoulis e Nikos Zizis.
Ndërsa mungesat e tjera janë kështu:
Turqia: Ersan Ilyasova dhe Omer Asik, Spanja: Sergio Llull, Nikola Mirotic, Rudy Fernandez, Jose Calderon, Franca: Tony Parker, Rudy Gobert, Nicolas Batum, Fabian Causeur, Kroacia: Mario Hezonja, Ante Tomic, Ante Zizic, Italia: Danilo Gallinari, Andrea Bargnani, Gjermania: Dirk Nowitzki, Paul Zipser, Tiber Pleiss, Polonia: Marcin Gortat, Republika Çeke: Jan Vesely dhe Blake Schilb.
Eurobasket 2017 do të fillojë me 31 gusht dhe do të përfundoj me 17 shtator, kurse do të mbahet në 4 shtete: Finlandë, Izrael, Rumani e Turqi.