STINORI JUBILAR
Bashkimi dhe Tirana, të regjistruar zyrtarisht në BIBL 2017/18
22 August, 2017 @21:02
Stinori jubilar i ligës ballkanike deri më tani ashtu si u paralajmërua do të ketë një ekip nga Kosova dhe një ekip nga Shqipëria.
Bashkimi është ekipi i vetëm i regjistruar zyrtarisht nga BIBL dhe Tirana ekipi i vetëm nga Shqipëria, ka bërë të ditur faqja zyrtare e kësaj lige sot përmes njoftimit ku ka treguar edhe sistemin e garave për stinorin 2017/18.
Sistemi i ri i garave i BIBL do të zhvillohet në 14 xhiro, 7 si vendas dhe 7 si mysafir për ekipet. Psataj dy vendet e para do të shkojnë direkt në Final Four, ndërsa pozitat 3-4-5-6 do të luajnë në sistemin brenda jashtë 3-6 dhe 4-5 për të gjetur dy ekipet tjera të Final Fourit.
BIBL ka bërë të ditur se do të mund të shtohet në ligë edhe 1 ose 2 dy ekipe, por jo edhe më tepër. Aktualisht janë 6 ekipe zyrtarisht të regjistruara në BIBL për stinorin 2017/18.
Tirana, Levski, Akademik Plovdiv, Bashkimi, Blokatehna dhe Ibar.