Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFFS

Atlanta Hawks kalon në epërsi ndaj New York Knicks

Foto: Getty Images

Atlanta Hawks kalon në epërsi ndaj New York Knicks


29 May, 2021 @17:56

Atlanta Hawks ka shënuar fitore me rezultatin 105-94 ndaj New York Knicks, duke kaluar në epërsi 2-1 në një seri mjaft të nxehtë.

Çelësi i fitores për Atlantan doli të jetë performanca fantastike në çerekun e dytë, ku shënoi 29 pikë dhe pranoi vetëm 13.

T. Young dhe B. Bogdanovic ishin më meritorët e fitores, me Youngin që shënoi 21 pikë dhe dhuroi 14 asistime, ndërsa Bogdanovici mbylli ndeshjen me 15 pikë dhe 8 kërcime.

Tek New York Knicks u dallua Derick Rose, i cili startoi në një ndeshje playoff-i për herë të parë që nga viti 2015. 30 pikët e Rose ishin të pamjaftueshme që ekipi i tij ta merrte epërsinë e serisë.

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA