LA LIGA

Atletico Madridi shpallet kampion i La Ligas
22 May, 2021 @19:42
Atletico Madrid është fitues i La Ligas për stinorin 2020/21, pasi që ka mposhtur si mysafir Valladolidin me rezultatin 1-2.
Atletico Madridi e gjeti veten në disavantazh në pjesën e parë, kur Plano shënoi në minutën e 18’, derisa në pjesën e parë ekipi i Simeones nuk prodhoi ndonjë rast të rrezikshëm për gol.
Përmbysja e Atletico Madridid erdhi në pjesën e dytë, fillmisht me Correan i cili barazoi rezultatin në minutën e 57’ dhe me Suarezin i cili i ndodhur përballë portierit tregoi klasin dhe përvojën duke kaluar skuadrën e tij në avantazh 1-2, njëkohësisht dhe duke ia siguruar titullin për këtë stinor.
Ky ishte titulli i 11 i La Ligas në historinë e Atletico Madridit, e cila është e vetmja skuadër e cila herë pas here i jep fund dominimit tash e sa vjeçar Barcelona-Real Madrid.