Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS - CLIPPERS

Austin Rivers ka kërkuar “teknik” për babain e tij

Austin Rivers ka kërkuar “teknik” për babain e tij


14 November, 2019 @8:44

Houston Rockets sot në mëngjes e mposhti Los Angeles Clippersin me rezultat 102-93.

Kishin mbetur edhe 1:31 për të përfunduar ndeshja, trajneri i Clippersave Doc Rivers mori gabim teknik pas protestimeve, derisa vazhdonte të protestonte. Djali i tij Austin Rivers që luan te Houstoni, ka kërkuar nga referët që të përjashtohet babai i tij duke kërkuar gabimin teknik të dytë, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit në sallë.

Houston me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore që ka bilanc prej 8 fitoreve e 3 humbjeve deri më tani.


 
Të gjitha lajmet nga NBA