Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMSETTIN BAS

Baş i lumtur pas fitores ndaj rivalit të fortë

Semsettin Bas, duke dhënë deklaratën pas fitores ndaj Prishtinës/ Foto: sshot/yt

Baş i lumtur pas fitores ndaj rivalit të fortë


17 January, 2022 @1:09

Trajneri i Pejës, Semsettin Bas, ka qenë shumë i lumtur me fitoren e arritur të ekipit të tij përballë Prishtinës

Derbi Prishtina - Peja u luajt të dielën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ndërsa Peja fitoi në fund me rezultat 93-101.

Turku 49-vjeçar ka treguar se si arritën te fitorja në këtë përballje - derbi të xhiros - ndërsa ekipi i tij stabilizohet në vend të dytë të renditjes, duke pasur një fitore më pak sesa lideri Ylli.

TABELA AKTUALE

“Në pjesë të parë humbëm tre topa, në pjesë të dytë humbëm nëntë topa, këto topa të humbur u bënë pikë të lehta dhe ia mundësuam atyre kthimin. Përndryshe uroj tërë ekipin, kanë luftuar shumë mirë. Sipas meje kanë bërë mbrojtje shumë të mirë në pjesë të parë të ndeshjes, në pjesë të dytë përkundër se humbëm topa ditëm si ta fitojmë ndeshjen,” ka thënë fillimisht Semsettin Bas. 

Ai ka vlerësuar edhe kundërshtarin duke theksuar se është rival i vështirë, ndërsa nuk kanë munguar urimet për gjithë ekipin e tij për këtë fitore, shumë të rëndësishme për atë.

HIGHLIGHTS: Prishtina - Peja

“Tërë ekipin e uroj, ndihmës-trajnerët, shumë mirë u përgatitëm për këtë ndeshje. Fitorja në pjesë të dytë më bën të lumtur, sepse Prishtina është një ekip shumë i mirë. Janë të rinj, janë atletik dhe natyrisht jam i gëzuar shumë që fituam,” ka përfunduar ai deklaratën për derbin e fituar.

Me këtë fitore Peja bën bilansin 11-5 në Superligë dhe është në pozitë të dytë. Verdhezinjtë janë stabilizuar tash në këtë pozitë, pasi që në përballjen tjetër të së dielës Trepça u mposht nga Prizreni-16 dhe ra në vend të tretë edhe me pikë.

TABELA AKTUALE

Pas kësaj ndeshjeje Peja i rikthehet Ligës Unike, ku do të përballet me Teutën e Durrësit më 18 janar në Karagaç në përballjet e përcaktuar të nis në ora 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga