KBF VËLLAZNIMI - KBF TREPÇA

Baker e Mgbeike shkëlqejnë, KBF Vëllaznimi fiton
27 March, 2021 @23:49
KBF Vëllaznimi e mposhti Trepçën me rezultat 78-66 në ndeshjen e fundit të xhiros së 19 në Ligën e Femrave.
Skuadra gjakovare në çdo çerek e kishte epërsinë.
Raven Baker me 32 pikë ishte koshashënuesja më e mirë te Vëllaznimi, kurse u ndihmua edhe nga Sarah Mgbeike me 30 pikë e 23 kërcime.
Në anën tjetër te Trepça u veçuan Allison Johnson me 32 pikë e Alma Muzliukaj me 20 pikë të tjera.
Vëllaznimi ka bilanc prej 12 fitoreve e 7 humbje, sikurse Prishtina e Penza, derisa Trepça me 1 fitore e 18 humbje është në pozitën e fundit.