Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF QUARTERFINALS

Balkan eliminon Prishtinën nga BIBL

Foto: KBPrishtina/fb

Balkan eliminon Prishtinën nga BIBL


20 April, 2022 @20:12

Skuadra e renditur në vendin e tretë të Grupit D të BIBL, Balkan Botevgrad, ka përmbysur epërsinë e vogël të Prishtinës në ndeshjen e kthimit sonte në Bullgari, për të siguruar Final Fourin e garës.

Prishtina nuk ka arritur të bëhet njëra ndër skuadrat pjesëmarrëse të Final Four, derisa Balkan Botevgrad sonte ia ka dhënë një humbje të rëndë 82-64 për ta eliminuar.

Christian Jones me 27 pikë e 9 kërcime ka qenë lojtari i ekipit bullgar për të cilin Prishtina nuk kishte kundërpërgjigje, ndërsa Derrick Marks me 14 pikë dhe Ahmaad Rorie me 12 pikë, 11 asistime e 8 kërcime - qenë dyshja tjetër domininate e lojës së Balkanit sonte.

Te Prishtina, Meriton Ismaili luajti me 16, ndërsa Dachon Burke me 10 pikë në humbjen turpëruese prej 19 pikësh dallim!

Final Four i BIBL 2021/22 mbahet në Nahariya të Izraelit, ndërsa Ironi Nahariya është ekipi organizator dhe pjesëmarrës aty ku ndeshjet nisin më 29 prill e përfundojnë më 1 maj 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League