TRANSFER
Balluku kthehet në fole
17 January, 2017 @17:42
Pas aventurës te skuadra e Rahovecit, basketbollisti shtatshkurtër, Arion Balluku, është rikthyer në qytetin e lindjes, përkatësisht te skuadra e Bashkimit.
Balluku është njëri prej katër lojtarëve të regjistruar në FBK për këtë afat kalimtar nga skuadra prizrenase, së bashku me Arian Tahirin, të riun Idoll Pallushi dhe transferin e paralajmëruar më parë, malaziasin Nikola Korac.