ANDIN RASHICA
Rashica: Të shohim ç‘do të ndodh
17 January, 2017 @13:34
Trajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica, që ka shënuar fitoren e parë me ekipin bardhekaltër në vitin 2017 mbrëmë ndaj Bashkimit, ka thënë se mbrojtja e fortë i siguroi fitoren ekipit të tij.
“Bashkimi kishte përqindje të lartë për trepikësha në pjesë të parë të ndeshjes dhe kjo u mundësoi atyre të marrin epësinë. Por, në pjesë të dytë me mbrojtje të fortë ne e fituam ndeshjen. Kemi edhe një ndeshje për të zhvilluar në BIBL dhe të shohim se ç‘do të ndodh,” ka thënë Rashica në prononcimin e tij pas ndeshjes, shkruan faqja e BIBL sot.
Rashica është duke e kryer detyrën e trajnerit të përkohshëm te Prishtina, pasi që ekipi prej se u largua Jeronimo Sarin, ende nuk ka emëruar kryetrajnerin e ri të skuadrës. Rashica ka drejuar Sigal Prishtinën në fitoren e parë të këtij viti.