CLIPPERS vs THUNDER
Clippers lehtë ndaj OKC, Westbrook pa triple-double
17 January, 2017 @10:16
Los Angeles Clippers krahas mungesave, e kaloi lehtë pengesën Oklahoma City Thunder, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 120-98.
Te skuadra e trajnerit Doc Rivers, mungoi qendra Blake Griffin që nga fillimi i ndeshjes, derisa Chris Paul qëndroi 13 minuta në parket ngase e lëndoi gishtin gjatë një dueli.
JJ Redick ishte koshashënuesi më i mirë me 20 pikë, derisa u ndihmua edhe nga DeAndre Jordan me 19 pikë e 15 kërcime.
Te Oklahoma, Russell Westbrook, kësaj radhe nuk arriti shifrat magjike, ndërsa luajti me 24 pikë, 5 kërcime e 4 asistime gjatë ndeshjes.
Clippers serinë e fitoreve radhazi e ngriti në 7, derisa në total i kanë 29 fitore.