WARRIORS vs CAVS
Warriors ia shkakton kampionëve humbjen më të thellë të stinorit
17 January, 2017 @9:03
Nënkampioni i NBA-së, Golden State Warriors, është treguar i pamëshirshëm ndaj kampionit aktual, Cleveland Cavaliers, sot në mëngjes, duke u shkaktuar humbjen më të thellë të stinorit me 35 pikë diferencë, 126-91.
It's an onslaught at Oracle, where @warriors have
— NBA.com (@NBAcom) January 17, 2017
* 78 pts
* 29-pt lead
* 26 asts on 33 FGs
* 10 3s
* 4 TOs
BOX: https://t.co/4WztoWmOnz pic.twitter.com/hQb97i2FPi
Rivaliteti i madh mes skuadrave u pa që në fillim të ndeshjes, kur ‘luftëtarët’ nisën rrufeshëm ndeshjen, e në dy çerekët e parë fituan me nga 15 diferencë për të shkuar në pushimin e pjesëve me 29 pikë dallim, e ‘kalorësit’ nuk kishin përgjigje për lojën e tyre.
LeBron James u ndalë në 20 pikë e 8 kërcime, Kyrie Irving në 15 pikë e 9 kërcime, ndërsa Kevin Love në 16 pikë.
Te fituesi i natës, Klay Thompson shënoi 26 pikë, ndërsa Kevin Durant shkëlqeu me 21 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, duke numëruar këtu edhe ngulitjet atraktive që çuan në këmbë publikun vendas.
Steph Curry kontribuoi me double-double prej 20 pikëve dhe 11 asistimeve në fitore, pa harruar disa treshe në stilin e tij.
Golden State Warriors tash ka bilanc 34-6 ndërsa Cleveland Cavaliers veçse ka regjistruar edhe humbjen e dhjetë të stinorit dhe ka bilanc 29-10.
Been that kind of night for LeBron and @cavs. @warriors by 31 midway thru 3Q#DubNation pic.twitter.com/s2hDd4DbZL
— NBA.com (@NBAcom) January 17, 2017