Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALL STAR 2020

Bam Adebayo fiton garën për shkathtësi

Bam Adebayo fiton garën për shkathtësi


16 February, 2020 @12:03

Lojtari i Miami Heatit, Bam Adebayo, ka fituar garën për shkathtësi në All Starin 2020.

Adebayo në raundin e parë e mposhti lojtarin Spencer Dinwiddie, më pas në gjysmëfinale qendrën Paskal Siakam, derisa në finale e mposhti lojtarin e Indiana Pacersit, Domantas Sabonis.

Ndërsa fituesi i fundit i garës për shkathtësi, Jayson Tatum, u eliminua në raundin e parë nga Sabonis.

Sonte pas mesnate në ora 2:00, do të luhet ndeshja kryesore e All Starit 2020.


 
Të gjitha lajmet nga NBA