Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDIN RASHICA

Banka e Yllit bëri dallimin!

Banka e Yllit bëri dallimin!


28 December, 2022 @22:18

Ndihmës-trajneri i Prishtinës, Andin Rashica, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij ka pasur probleme me rotacion në përballje ndaj Yllit, që ka qenë ndër faktorët kryesorë të humbjes.

Duke numëruar edhe faktorë tjerë, Rashica gjithashtu ka bërë të ditur në fund se trajneri Murat Bilge është kthyer në Turqi për arsye familjare, ndërsa informatat më të hollësishme do t’i jep klubi.

“Së pari ia uroj fitoren Yllit. Ne kishim probleme me rotacion, luajtëm me 7 lojtarë. Nuk ka qenë lehtë me u rikuperu. Gjuajtje të lira të humbura kemi pasur mjaft. Pastaj Ylli nga banka shënoi 12 pikë më shumë se ne, pra arsyeja po shihet. Gjithashtu as për tri pikë nuk ishim të mirë sonte,” ka thënë ndër të tjera Rashica, që drejtoi sot i vetëm ekipin bardhekaltër.

Prishtina u mposhtë nga Ylli 13 qershori të Suharekës sonte, me 20 pikë dallim!

 


 
Të gjitha lajmet nga