Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN MARINO U16 - KOSOVA U16

Kosova U16 si në stërvitje, bilanci perfekt vazhdon

FOTO / FIBA

Kosova U16 si në stërvitje, bilanci perfekt vazhdon


11 July, 2024 @22:09

Kosova U16 edhe pengesën e San Marinos e kaloi pa telashe, duke i mposhtur me rezultat 51-105.

Djelmoshat e trajnerit Dion Pllana, dominuan edhe në këtë ndeshje.

Gjashtë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dalluan Yll Kastrati me 21 pikë, Besim Bytyqi, Lis Binishi e Halim Yildirim me nga 12 pikë secili.

Kosova e përfundoi grupin si lidere me 3 fitore në 3 ndeshje.

Kosova në gjysmëfinale do të përballet me Azerbajgjanin.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësueset e tjera