Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U16 - GJIBRALTARI U16

Kosova U16 e nis me fitore bindëse, Bytyqi e Binishi shkëlqejnë

FOTO / FBK

Kosova U16 e nis me fitore bindëse, Bytyqi e Binishi shkëlqejnë


9 July, 2024 @17:25

Përfaqësuesja e Kosovës U16, ka filluar Kampionatin Evropian të Divizionit C me fitore bindëse, duke e mposhtur Gjibraltarin e rezultat të thellë 139-23.

Djelmoshat e Kosovës e dominuan ndeshjen nga fillimi e deri në fund.

Besim Bytyqi ishte koshashënuesi më i mirë te Kosova me 24 pikë, kurse u dalluan edhe Lisi Binishi e 17 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, Yll Kastrati e 16 pikë, Renat Sylejmani me 16 pikë, Dielli Agusholli e double double prej 12 pikëve e 12 kërcimeve dhe Fis Jashari e 10 pikë, 8 topa të vjedhur e 5 asistime.

Kosova nesër do të luaj ndeshjen e dytë të grupit kundër Armenisë nga ora 17:00. Kampionati po zhvillohet në Tiranë.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësueset e tjera