Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARMENIA U16 - KOSOVA U16

Kosova U16 dominon plotësisht kundër Armenisë U16

FOTO / FIBA

Kosova U16 dominon plotësisht kundër Armenisë U16


10 July, 2024 @22:29

Me një lojë dominuese, Kosova U16 pa telashe e mposhti Armeninë U16 me rezutat 60-88.

Kosova U16 asnjëhere nuk e lëshoi epërsinë kundërshtarit dhe kështu arriti një fitore të lehtë përsëri.

Yll Kastrati me 15 pikë, 7 kërcime e 6 asistime (21 minuta e 53 sekonda), ishte më i dalluari te Kosova, kurse u ndihmua edhe nga Besim Bytyqi me 14 pikë e 5 kërcime (16 minuta e 56 sekonda).

Gjithashtu me pikë dyshifrore luajtën edhe Fis Jashari e Adhurim Bojku me nga 10 pikë secili.

Kosova në Grupin B gjendet në krye të tabelës me 2 fitore e 0 humbje, derisa ndeshja e fundit e grupeve do të luhet nesër nga ora 17:00 kundër San Marinos.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësueset e tjera