PLAY OFF

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Barazim apo dominim?
19 May, 2013 @12:59
Sigal Prishtina pret Pejën sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së dytë të serisë finale të Play Offit.
Ndeshja e parë e cila i takoi plotësisht Pejës, të cilët shkatërruan Sigal Prishtinën në Karagaç me fitore prej gati 30 pikëve epërsi, pas saj solli tensioneve që shkuan deri në çmenduri.
Thyerja e xhamave të autobusit të Prishtinës, kërcënim i lojtarëve, reagim pejan, reagim prishtinas, që kulmoi me rrahjen e gazetarit të Radio Dukagjinit në Prishtinë - ishin të gjitha ato që ndodhën brenda dy-tre ditëve, prej ndeshjes së parë deri në fillim të së dytës.
Sa i përket lojës, Sigal Prishtina, ka mposhtur dy herë Pejën në Prishtinë dhe sonte do të kërkojë që të bëj të njejtën gjë edhe njëherë për të shkuar në ndeshjen e tretë finale në Karagaç me barazim.
Në anën tjetër, pejanët kanë treguar se janë në formë të mirë dhe nëse arrijnë të tregojnë ndeshje të tillë edhe në Prishtinë, ata do të përfundojnë dilemën e fituesit së titullit shumë shpejtë.
Shpresojmë që gjithçka të përfundojë në suaza sportive.
PLAY OFF - SERIA FINALE (NDESHJA E DYTË)
20:15 Pallati i Rinisë, Prishtinë | Sigal Prishtina - Peja | (0-1) | Gjyqtarë: F. Kurshumliu, A. Rifati dhe Xh. Mumini |