PLAY OUT

KB Kastrioti
Kastrioti barazon serinë
18 May, 2013 @21:17
Kastrioti ka arritur të mposht bindshëm Vëllaznimin në ndeshjen e dytë të Play-Outit të zhvilluar në palestrën Bill Clinton të Ferizajit.
Ferizajasit kanë arritur të shënojë fitore bindëse ndaj gjakovarëve 80-66, për të barazuar serinë e Play-Outit në 1-1.
Tashmë, duhet të zhvillohet edhe ndeshja e tretë finale e kësaj serie për të përcaktuar anëtarin e fundit të BKT Superligës për vitin tjetër. Vëllaznimi kishte fituar ndeshjen e parë të serisë 80-72.
Nga Liga e Parë, KB Studenti ka arritur të kualifikohet drejtëpërsëdrejti në BKT Superligë, ndërsa tash përmes kësaj serie po kërkohet edhe skuadra e fundit që do të sigurojë ligën elite të basketbollit kosovar.
PLAY OUT - SERIA FINALE (NDESHJA E DYTË)
Palestra Bill Clinton, Ferizaj | Kastrioti - Vëllaznimi | 80-66 | (1-1) Rezultati i serisë |