SAN ANTONIO

REUTERS/Robert Galbraith
Spurs në finale
17 May, 2013 @18:26
Skuadra e trajnerit Gregg Popovich, për herë të dytë radhazi, arriti të kualifikohet në finale të Konferencës Perendimore. Ata e mposhtën Golden State Warriorsin, me rezultat 4-2 në seri.
Ndeshja e gjashtë e serisë përfundoi me rezultat 94-82, në favor të Spursave, ku më i miri ishte Tim Duncan me 19 pikë e 6 kërcime, Duncan u ndihmua edhe nga Kawhi Leonard me 16 pikë e 10 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër, Stephen Curry shkëlqeu me 22 pikë e 6 asistime, por nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë, megjithatë performanca e tij, i ka dhënë shpresa klubit.
San Antonio Spurs, në finale të Konferencës Perendimore do të përballet me Memphis Grizzlies me 19 maj, ku do të luftojnë që të dyja skuadra për finalen e madhe të NBA-së.
Video
Falenderimi i Curryt
REZULTATI:
San Antonio Spurs - Golden State Warriors | 94-82 | 4-2 në seri |