Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERFINALJA

Temperatura -27º në Karagaç!

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Temperatura -27º në Karagaç!


15 May, 2013 @22:56

Palestra Karagaçi vazhdoi ta mbajë epitetin e palestrës së vetme të pamposhtur në këtë stinor. Kësaj radhe viktima e Karagaçit të mbushur përplot ishte Sigal Prishtina, e cila u turpërua duke u mposhtur nga Peja me rezultat të thellë 71-44.

Prishtina vetëm në çerekun e parë ishte rival i përafërt, pasi e përmbylli këtë çerek me disavantazh prej 4 pikëve 15-11.

Çereku i dytë bëri diferencën

 

Në dhjetëminutëshin e dytë filloi dominimi i plotë i pejanëve. Shqiponjat me lojë të fortë e thelluan epërsinë deri në 17 pikë, për të shkuar në zhveshtore pranë rezultatit 40-23.

Në çerekun e tretë ekipi përveç që arriti ta ruajë epërsinë, e thelloi atë edhe për 3 pikë më shumë (51-31), duke bërë kështu që periudhën e fundit të ndeshjes tifozët e pranishëm ta presin të qetë dhe pa presion.

Mirëpo basketbollistët pejan nuk u ndalën me kaq. Ata e thelluan ende epërsinë e ndaj prishtinasve dhe në fund shënuan fitore me rezultat të thellë prej 27 pikëve, 71-44.

Rezultat afërsisht të tillë ndaj Sigal Prishtinës, Peja kishte shënuar edhe në stinorin vjeshtor, përkatësisht në xhiron e dytë, kur kishte fituar me rezultat 98-67.

 

Peja me pesë, Prishtina me asnjë basketbollist me pikë dyshifrore!

Koshashënuesi më i mirë i takimit ishte i zakonshmi, Dardan Berisha, i cili shënoi 17 pikë dhe ishte i ndihmuar nga bashkëlojtarët e tij, Gerti Shima me 12 pikë, si dhe Ersid Ljuca dhe Alban Veseli me nga 11 sosh.

Ndërsa në anën tjetër, për bardhekaltërit asnjë basketbollist nuk arriti të shënojë pikë dyshifrore, derisa koshashënuesi më i mirë ishte qendra amerikane, Akida McLain, me vetëm 9 pikë.

Peja me këtë fitore kaloi në epërsi 1-0 në serinë finale të playoff-it, duke arritur kështu edhe avantazhin në rezultat, përveç avantazhit të palestrën vendase.

Ndeshja e dytë e finales do të luhet këtë fundjavë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Skema e play off-it.



REZULTATI

Peja - Sigal Prishtina 71-44 seria finale (1-0)


PEJA (Statistikat individuale)

1 Dardan Berisha 17 pikë 5 kërcime 3 asistime
2 Gerti Shima 12 pikë 5 asistime 3 kërcime
3 Alban Veseli 11 pikë 7 kërcime 1 asistim
4 Ersid Ljuca 11 pikë 3 kërcime 2 asistime
5 Cyril Awere 10 pikë 5 kërcime
6 Harouna Mutombo 3 pikë 1 asistim
7 Rron Grapci 3 pikë 1 kërcim
8 Vigan Radoni 2 pikë 1 asistim 1 kërcim
9 Valdet Grapci 2 pikë
10 Samir Shaptahovic 0 pikë 5 kërcime 5 asistime


SIGAL PRISHTINA (Statistikat individuale)

1 Akida McLain 9 pikë 7 kërcime 1 bllokadë
2 Granit Rugova 8 pikë 2 kërcime 2 asistime
3 Fisnik Rugova 7 pikë 1 kërcim 1 asistim
4 Edmond Azemi 5 pikë 2 asistime 1 kërcim
5 Fahri Breca 4 pikë 3 asistime 1 kërcim
6 Hekuran Binxhija 4 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Julian Terrell 4 pikë 2 kërcime
8 Adnan Mustafa 3 pikë
9 Leonard Mekaj 0 pikë 1 kërcim

KARAGAÇI

Peja fillon furishëm

FBK Superliga

Peja fillon furishëm

15/05/13 @ 21:52

PLAY OFF

Super finalja fillon sot

FBK Superliga

Super finalja fillon sot

15/05/13 @ 09:06

PLAY OUT

Vëllaznimi afër mbijetesës

FBK Superliga

Vëllaznimi afër mbijetesës

14/05/13 @ 14:23

PLAY OFF

Reagon Bashkimi!

FBK Superliga

Reagon Bashkimi!

13/05/13 @ 10:31

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga