Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

Super finalja fillon sot

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Super finalja fillon sot


15 May, 2013 @9:06

Dyshja padyshim më e fortë e basketbollit kosovar këtë stinor me plotë meritë takohet në finale të Play Offit. 

Sonte në Karagaç me fillim prej orës 20:15 fillon seria finale. Peja ka epërsinë e terrenit vendës në rast se shkohet deri në ndeshjen e pestë, për shkak se ka përfunduar stinorin në vendin e parë në renditje tabelare. 

Pejanët kanë fituar tre tituj kampioni para luftës në vitet 1994, 1995 dhe 1996 si dhe një titull në kohën kur në vitin 2004 skuadrat luajtën nën ombrellën e ligës private LPBK, jashtë ombrellës së FBK-së. Këto të dhëna do të thonë që Peja është e urritur për titull. 

Në anën tjetër, Sigal Prishtina, është padyshim ekipi më i suksesshëm kosovar në vitet e pasluftës (pas 1999) duke marrë tituj e tituj si dhe duke dominuar në basketbollin vendor, që prej vitit 2005 e deri në vitin e kaluar kur Trepça ua morri edhe titullin edhe Kupën (dhe Peja Kupën e vitit 2011). 

Pejanët janë të bazuar te dyshja Dardan Berisha - Samir Shaptahovic, ku ky i fundit në ndeshjen e fundit gjysmëfinale shkëlqeu. Mirëpo, ekipi i Rudolf Jugos ka edhe një përparësi, pasi që ka së paku dy lojtarë për çdo pozitë - dhe atë lojtarë kualitativ. 

Në anën tjetër, skuadra e Ahmet Kandemirit, është tërësisht e bazuar në lojën kolektive ku me Edmond Azemin (ish basketbollisti më i mirë i Kosovës) si lider ekipor do të tentojnë që së paku të fitojnë një ndeshje në Karagaç, për të kthyer serinë me epërsi në Prishtinë. 

Gjatë stinorit të rregullt Peja dhe Sigal Prishtina kanë përfunduar përballjet e tyre me barazim, ku çdonjëra ka fituar nga dy herë në palestrën e vetë. 

Përballja e tyre e fundit ishte në finale të Kupës së Kosovës, ku Sigal Prishtina arriti t’i mposht pejanët me vetëm një pikë dallim, që tregon se sa afër janë këto skuadra njëra-tjetrës dhe që duhet të presim super ndeshje në ditët në vijim - derisa të caktohet kampioni i ri i Kosovës, skuadra që e para fiton tre duele. 

Shikoni si kanë ardhur skuadrat në finale.



PLAY-OFF FINALJA NDESHJA E PARË E SERISË:

20:15 Karagaç, Pejë Peja - Sigal Prishtina Gjyqtarë: A. Rifati, A. Vula dhe D. Mehmeti

PLAY OUT

Vëllaznimi afër mbijetesës

FBK Superliga

Vëllaznimi afër mbijetesës

14/05/13 @ 14:23

MEMPHIS

Oklahoma pranë eliminimit

NBA

Oklahoma pranë eliminimit

14/05/13 @ 11:17

DARDANI

S’ftohet nga Polonia

FBK Superliga/International

S’ftohet nga Polonia

14/05/13 @ 09:00

PLAY OFF

Reagon Bashkimi!

FBK Superliga

Reagon Bashkimi!

13/05/13 @ 10:31

EKSKLUZIVE

Mbeten në maje të Evropës

Euroleague/Analiza

Mbeten në maje të Evropës

13/05/13 @ 09:23

EUROLEAGUE

Olympiakos përsëri kampion

Euroleague

Olympiakos përsëri kampion

12/05/13 @ 23:03

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga