EUROLEAGUE

REUTERS/Suzanne Plunkett
Olympiakos përsëri kampion
12 May, 2013 @23:03
Grekët e Olympiakosit kanë arritur që të fitojnë titullin e tretë të Europës dhe të dytin me radhë duke e mposhtur në finale Real Madridin 100-88.
MVP-ja i stinorit të rregullt dhe i Final Fourit të vitit të kaluar, Vasilis Spanoulis, ka qenë njeriu që ka bërë rikthimin e grekëve në ndeshje, kur filloi pjesën e dytë me tre treshe, për të shënuar 20 pikë deri në fund të ndeshjes.
Spanoulis gjatë pjesës së parë nuk kishte shënuar asnjë pikë të vetme.
Real Madrid ia nisi ndeshjes shumë mirë, krijoi epërsi dhe kishte lojë pranë rezultatit 27-10, por kjo ishte e tëra për madrilenët në finale.
Olympiakos në pjesën e dytë tregoi se pse është ekipi më i mirë në Europë, pasi që me zemër, luftë dhe lojë tërësisht ekipore - fitoi titullin e dytë me radhë në Euroleague.
FINAL FOUR - EUROLEAGUE - FINALJA
Olympiakos - Real Madrid | 100-88 |