EUROLEAGUE

REUTERS/Suzanne Plunkett
CSKA, e treta
12 May, 2013 @20:37
Ndeshja ndërmjet CSKA Moskës dhe Barcelonës ishte tejet interesante, ku në fund rusët me rezultat minimal arritën t’i mposhtin katalonasit 74-73, për të fituar vendin e tretë në Final Four të Euroleague. Borozani.com
Çereku i parë i takoi rusëve, 15-12, por në të dytën katalonasit tregohen më të mirë për të përfunduar pjesa e parë me barazim 35-35.
CSKA-ja në çerekun e tretë me mbrojtje të ashpër arriti të ngrisë epërsinë në 13 pikë. Por Barcelona nëpërmjet Juan Carlos Navarros dhe Ante Tomicit nivelizon rezultatin në 59-54.
Tre minuta e gjysëm para fundit të ndeshjes, Barcelona ul epërsinë në 68-65, ndërsa 32 sekonda para fundit të ndeshjes me treshen e Navarros katalonasit arrijnë epërsinë 73-72. Por, gjuajtjet e lira të Aaron Jacksonit ia dhanë epërsinë 74-73 CSKA-së - që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Victor Khryapa me 16 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime, ka qenë njeriu kryesor në fitoren e rusëve, derisa Sonny Weems me 14 pikë e 3 kërcime si dhe Aaron Jackson me 13 pikë e 2 asistime kanë kontribuuar gjithashtu në fitoren që ua solli vendin e tretë.
Në anën tjetër, Juan Carlos Navarro me 17 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, por nuk ka pasur fat që të ndihmojë skuadrën e tij në fitore dhe kështu u përshëndetën nga Londra, pa asnjë fitore.
FINAL FOUR - EUROLEAGUE - NDESHJA PËR VENDIN E TRETË:
CSKA Moska - Regal Barcelona | 74-73 |