Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRIZZLIES

Memphis në epërsi

REUTERS/Lance Murphey

Memphis në epërsi


12 May, 2013 @11:25

Nënkampioni Oklahoma, është duke e vërejtur mungesën e yllit, Russell Westbrook. Kevin Durat, i cili luajti 45 minuta, edhepse skuadrës ia mundësoi të lufton deri në sekondat e fundit, por nuk arritën t’i ndalin arushat, të cilët u mposhtën me rezultat 87-81.

Tek Memphisi, më i miri ishte Marc Gasol, që luajti me 20 pikë e 9-të kërcime. Spanjolli u ndihmua edhe nga Tony Allen e Mike Conley, të cilët luajtën me nga 14 pikë secili.

Ndërsa në anën tjetër, Kevin Durant u mundua me 25 pikë, 11 kërcime e 5 asistime, por nuk mjaftuan për fitore të OKC-së.

Rezultati në seri u bë 2-1 në favor të Memphis Grizzlies, ndeshja e radhës përsëri do të luhet në FedExForum të Memphisit me 13 maj.

Skema e Play Offit


Video

Asisti i Marc Gasolit




REZULTATI:

Memphis Grizzlies - Oklahoma City Thunder 87-81 2-1 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA