Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

El Clasico fantastike - e Realit

REUTERS/Suzanne Plunkett

El Clasico fantastike - e Realit


10 May, 2013 @23:03

Basketbollistët e Real Madridit kanë arritur që të mposhtin Regal Barcelonën dhe të shkojnë në finale të Euroleague. 

Pas një super ndeshjeje nga të dyja palët ku epërsia ndërrohej herë në të mirë të njërës, herë  në të mirë të tjetrës skuadër, por asnjëherë nuk kaloi maksimumin prej nëntë pikëve epërsi - Real doli të jetë më efektiv në fund dhe fitoi me rezultat 74-67. 

Bllokimi i tërësishëm i basketbollistit më të mirë të Barcelonës, Juan Carlos Navarro, në pjesën e dytë ka qenë arsyeja kryesore e fitores së madrilenëve. 

Ndërsa për të mirë ka befasur Felipe Reyes i Real Madridit, i cili ka shënuar rekord pikët personale në këtë stinor, 17, për të qenë njëra ndër arsyet e fitores, bashkë me Sergio Rodriguezin, i cili postoi nëntë asistime vdekjeprurëse për kundërshtarin. 

Real Madrid do të ndeshet me kampionin aktual të Europës, Olympiacos, në finalen e së dielës në O2 Arena të Londrës, ku për herë të parë po mbahet ajka e basketbollit europian, Final Four.


Video

Çastet më interesante nga ndeshja Regal Barcelona - Real Madrid




FINAL FOUR - EUROLEAGUE

O2 Arena - Londër Regal Barcelona - Real Madrid 67-74


TOP 5 koshashëshënuesit e Barcelonës:

1 Marcelinho Huertas 19 pikë 2 asistime 6 kërcime
2 Ante Tomic 18 pikë 1 asistim 12 kërcime
3 Juan Carlos Navarro 9 pikë 2 asistime 1 kërcim
4 Erazem Lorbek 6 pikë 5 kërcime
5 Sarunas Jasikevicius 6 pikë


TOP 5 koshashënuesit e Real Madridit:

1 Felipe Reyes 17 pikë 1 asistim 5 kërcime
2 Sergio Llull 13 pikë 4 kërcime
3 Sergio Rodriguez 12 pikë 9 asistime 1 kërcim
4 Rudy Fernandez 8 pikë 4 asistime 5 kërcime
5 Marcus Slaughter 6 pikë 3 kërcime

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague