EUROLEAGUE

REUTERS/Suzanne Plunkett
Kampioni në finale
10 May, 2013 @19:59
Superndeshja e parë e Final Fourit të Euroleague, ka kaluar në shenjë të kampionit aktual të Europës, Olympiacos.
Djelmoshat e skuadrës nga Pireu kanë dominuar në ndeshje duke e bërë fitoren e tyre, që i çoi në finale, shumë të lehtë.
Këto dy skuadra ishin takuar edhe në finale të Final FOur të Euroleague gjatë vitit të kaluar në Stamboll, ku Olympiacos kishte mposhtur befasisht rusët. Ndërsa sot në Londër, grekët kanë dominuar tërësisht duke arritur finalen e tretë në katër vitet e fundit me fitoren e sontme 52-69.
Kyle Hines është shpallë lojtari i ndeshjes. Basketbollisti amerikan i grekëve ka shënuar 13 pikë dhe 10 kërcime. Pero Antic gjithashtu ka shënuar 13 pikë për kampionin, ndërsa shtatë basketbollistë të tjerë të grekëve kanë shënuar prej 5 deri në 8 pikë në ndeshje. Te skuadra humbëse, Sonny Weems dhe Victor Khryapa ishin më të dalluarit me 13, respektivisht 11 pikë të shënuara.
Video
Përmbledhja e ndeshjes Olympiacos-CSKA Moska
FINAL FOUR - EUROLEAGUE
O2 Arena - Londër | CSKA Moska - Olympiacos | 52-69 |
TOP 6 koshashënuesit më të mirë të Olympiacosit
1 | Kyle Hines | 13 pikë | 10 kërcime | |
2 | Pero Antic | 13 pikë | 3 kërcime | |
3 | Vassilis Spanoulis | 8 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
4 | Stratos Perperoglou | 8 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
5 | Acie Law | 6 pikë | 1 kërcim | 1 asist |
6 | Georgios Printezis | 6 pikë | 5 kërcime |
TOP 6 koshashënuesit më të mirë të CSKA Moskës
1 | Sonny Weems | 13 pikë | 3 kërcime | 1 asist |
2 | Victor Khryapa | 11 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
3 | Aaron Jackson | 7 pikë | 2 kërcime | |
4 | Sasha Kaun | 7 pikë | 7 kërcime | |
5 | Milos Teodosic | 5 pikë | 3 kërcime | 1 asist |
6 | Vladimir Micov | 3 pikë | 2 kërcime | 1 asist |