Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR

Finalja në gjysmëfinale

euroleague.net

Finalja në gjysmëfinale


10 May, 2013 @0:42

Ka ardhur dita për një revansh, sidomos për skuadrën ruse CSKA Moska, të cilët vitin e kaluar edhepse gjatë ndeshjes ishin duke udhëhequr 19-të pikë epërsi, kanë humbur ndeshjen nga Olympiacosi, ku pothuajse ia dhuruan trofenë me duart e tyre.

Tani këta dy skuadra do të përballen në Final Four, të cilët do të luftojnë për të shkuar në finale. CSKA Moska, gjatë stinorit të rregullt ka pasur bilanc prej 9 fitoreve dhe vetëm një humbje, në TOP 16, ata regjistruan 11 fitore dhe kanë pasur 3 humbje, ndëra në Play Off e mposhtën Caja Laboralin me rezultat 3-1.

Kampioni aktual Olympiacos, stinorin e rregullt e përfundoi me bilanc prej 8 fitoreve e 2 humbjeve, në TOP 16, grekët shënuan 9 fitore e 5 humbje, ndërsa në Play Off e mposhtën skuadrën e Ermal Kuqos, Anadolu Efesin, me rezultat 3-2.

Arma më e fortë e Olympiacosit do të jetë Vassilis Spanoulis, i cili është zgjedhur MVP i stinorit të rregullt 2012/13. Ndërsa në anën tjetër, Milos Teodosic do të jetë lider i skuadrës ruse.

Final Fouri do të zgjatë prej 10 deri 12 maj, fituesit e gjysmefinaleve shkojnë në finale, ku do të përballen nga dueli Real Madrid - Regal Barcelona.



FINAL FOUR - EUROLEAGUE

18:00 Londër CSKA Moska - Olympiacos

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague