Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR

El Clasico

euroleague

El Clasico


10 May, 2013 @10:54

Lufta e El Clasico-së, do të bartet sonte në basketboll. Në ligën më të fortë europiane, do të përballen Barcelona dhe Real Madridi në mes veti.

Këto dy skuadra, do të luajnë për herë të dytë në kuadër të Final Fourit, ku në vitin 1996, në përballjen e parë, kishte fituar skuadra katalonase me rezultat 76-66.

Barcelona 

Regal Barcelona, gjatë stinorit të rregullt, pësoi vetëm një humbje, ku i regjistroi 9 fitore. Të njejtën gjë e bëri edhe në TOP 16, i përfunduan grupet me 13 fitore e një humbje. Ndërsa në Play Off, ishin pranë eliminimit nga Panathinaikosit, por katalonasit nuk u dorëzuan dhe e fituan serinë me rezultat 3-2.

Real Madrid

Los Blancos, stinorin e rregullt e përfunduan me 7 fitore e 3 humbje, në TOP 16 ishin në një grup me skuadrën e Ermal Kuqos, ku arritën një bilanc prej 10 fitoreve e 4 humbjeve, ndërsa në Play Off, e deklasuan Maccabi Tel Avivin me rezultat 3-0.

El Clasico, do të luhet sonte, ku pritet një luftë e madhe për të shkuar në finale.



EUROLEAGUE - FINAL FOUR

21:00 Londër Regal Barcelona - Real Madrid

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague