HEAT

REUTERS/Jeff Haynes
Miami fiton përsëri
11 May, 2013 @10:47
Në përballjen Miami Heat - Chicago Bulls, tensionimi i lartë, nuk është duke zbritur. Pas nëntë gabimeve teknike në ndeshjen e kaluar, edhe në këtë ndeshje referi është detyruar që të shpërndajë gabime teknike. Nazr Mohammed, në një akcion, e shtyu LeBron Jamesin, ku vetëm 2 minuta arriti të qëndronte në parket dhe u përjashtua nga referi.
Megjithatë ndeshja ishte e barabartë deri në sekondat e fundit, ku në skenë doli MVP-ja LeBron James. King Jamesi, mori përgjegjësinë në fund ku shkëlqeu dhe ia solli skuadrës fitoren e dytë në seri duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 104-94.
Jamesi luajti me 25 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, i cili u ndihmua edhe nga Chris Bosh me 20 pikë e 19 kërcime. Tek Demat u dallua Carlos Boozer me 21 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Tani rezultati në seri është 2-1 për Miami-në. Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në United Center me 13 maj.
Video
Përmbledhja e ndeshjes Ch
REZULTATI:
Chicago Bulls - Miami Heat | 94-104 | 1-2 në seri |