Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEMPHIS

Oklahoma pranë eliminimit

REUTERS/Lance Murphey

Oklahoma pranë eliminimit


14 May, 2013 @11:17

Arushat po shkëlqejnë në serinë kundër nënkampionit Oklahoma. Në ndeshjen e katërt e cila shkoi në vazhdime, ata e mposhtën kundërshtarin me rezultat 103-97. 

Mungesën e Russell Westbrookut, Grizzlies, janë duke e shfrytëzuar shumë mirë, ku rezultati në seri është 3-1 në favor të Memphisit.

Mike Conley, luajti me 24 pikë, ai u ndihmua edhe nga Zach Randolph e Marc Gasol, të cilët shënuan 23 pikë secili. Ndërsa në anën tjetër, Kevin Durant, po mundohet ta mbajë skuadrën në shpinë, por 27 pikët e tij nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e radhës do të luhet në Chesapeake Energy Arena me 15 maj. OKC, tani duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura për t’u mos eliminuar.

Skema e Play Offit


Video

Mundimi i Kevin Durantit për ta dërguar ndeshjen në vazhdime




REZULTATI:

Memphis Grizzlies - Oklahoma City Thunder 103-97 OT 3-1 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA